Flash News

E-TJERA

Denoncimet për shkelje gjatë numërimit të votave, Celibashi: Kemi pamje për 92 qendra, do ndihmojnë Prokurorinë

Denoncimet për shkelje gjatë numërimit të votave, Celibashi:

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një dalje për median ku pasqyroi rezultatet e numërimit të votave, u pyet nga gazetarët për denoncimet e bëra nga kandidatët, për shkelje gjatë numërimit të votave.

Celibashi tha se ka kërkesa për pamje filmike dhe KQZ disponon videot e plota për 92 vende të numërimit që mund ta ndihmojnë Prokurorinë në hetime.

“Në dijeninë time dje ka pasur disa kërkesa mbi pamje filmike që disponon KQZ mbi procesin e numërimit.

Ne kemi pamje të plota për 92 vendet e numërimit, të plota, dhe besoj që ato do ndihmojnë organin e Prokurorinë për të hetuar mbi fenomene të tilla.

Ka pasur shqetësime, kryesisht nga kandidat të mbështetur nga zgjedhësit. Do të inkurajoja dhe të kishte hetime të thelluara për raste të tilla. Si duket në veshët e këtyre komisionerëve nuk është lexuar mirë Kodi Penal”, tha Celibashi.

 

Të fundit