Flash News

E-TJERA

Prezantohet Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar, do monitorojë zbatimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë

Prezantohet Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar, do monitorojë

Kryeministri Edi Rama prezantoi protokollin e punës në mbledhjen e shtatë të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Bazuar në protokoll, do të ngrihet edhe Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar.

Ky sekretariat do të shërbejë si një mekanizëm që do të bëjë të mundur monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive. Rama renditi detyrat e sekretariatit ndër të cilat: informimi në mënyrë periodike dhe prezantimi i analizës së zbatimit të marrëveshjeve, informimi në zyrat përkatëse për çdo problematikë që haset në përmbushjen e angazhimeve nga të dyja palët.

“Në vijim të prezantimit të këtij protokolli që parashikon ngritjen e sekretariatit të përbashkët si një mekanizëm që do të sigurojë monitorimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe do të ndjekë angazhimet mes të dy qeverive tona në nivelin e marrëdhënieve të nënshkruar në Prizren në janar 2019. Në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional duke kontribuar në jetësimin e parimeve dhe objektivave të deklaratës së partneritetit strategjik të nënshkruar në Prizren. Bazuar në këtë protokoll bashkëpunimi sekretariati Koordinues Ndërqeveritar ka për detyrë të informojë në mënyrë periodike, dhe të prezantojë analizën e progresit të zbatimit të marrëveshjeve mes palëve. të informojë në kohë reale zyrat përkatëse lidhur me çdo problematikë që shfaqet në përmbushjen e angazhimeve. Për realizimin e detyrave në përputhej me legjislacionin në fuqi të palëve bashkëpunon ngushtësisht dhe koordinon aktivitetin institucional të të dyja palëve, jo vetëm në nivel ministror por edhe në nivel të organizatave dhe shoqatave që kanë një ndërveprim të angazhuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe me komunitetin e biznesit dhe prodhuesve në të dyja anët e kufirit. Ky protokoll hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga palët, pra sot”, deklaroi Rama.

Të fundit