Flash News

E-TJERA

“Problem vjedhja e votave”, Bushati: Edhe Obama e Meloni do humbnin përballë Ramës!

“Problem vjedhja e votave”, Bushati: Edhe Obama e Meloni do humbnin

Analisti Andi Bushati shprehet i bindur se shanset e opozitës për fitore në zgjedhjet e ardhshme, janë afër zeros, sepse jemi në kushtet e një regjimi.

I pyetur mbi propozimet që Jorida Tabaku të jetë kandidate për kryeministre nga opozita, Bushati tha në MCN TV që shqetësimi s’duhet të jetë si të bëhet opozita më “simpatike” apo “e pranueshme”, pasi sipas tij problemi është tjetër, “vjedhja e votave”.

"Shanset e opozitës janë afër zeros, sepse jemi në kushtet e një regjimi dhe regjimet s’përmbysen me votë. Të gjitha që japin propozime të këtij tipi, unë i paragjykoj, sepse duket se shqetësimi është si të bëhet opozita më simpatike, më e pranueshme, më joshëse, në fakt problemi s’është ky.

Merrni Obamën, Melonin silleni shef të opozitës në Shqipëri, Rama prapë do ta mundi sepse do vjedhë votat. çështja është sa vota i vidhen, i rrëmbehen opozitës. Ky është problemi real i zgjedhjeve sot, dhe jo sa figurë të pranueshme do nxjerrë opozita si kandidat për kryeministër”, tha Bushati. 

Të fundit