Flash News

E-TJERA

Protesta në PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve nga policia

Protesta në PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve nga

Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar pas protestës të zhvilluar dje në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve, deri tani 15 prej të shoqëruarve iu është komunikuar urdhri për arrest. Protestuesit e shoqëruar akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”.

Grupi hetimor ka verifikuar në vendin e ngjarjes kamerat e sigurisë për të parë zhvillimet që rrodhën dje në selinë blu, si edhe për të identifikuar personat përgjegjës që ndërmorën aktet e dhunshme kundrejt godinës, protestuesve dhe në disa raste punonjësve të medies.

Kujtojmë se protesta e djeshme u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha si një lëvizje për të nxjerrë jashtë selisë, Lulzim Basha, afati i të cilit për të liruar zyrën përfundoi më 5 janar.

Në mbyllje të protestës, Berisha deklaroi se “kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj, vetëm faqja e parë e saj.”

Nga ana tjetër, disa orë pas protestës kryedemokrati Lulzim Basha ftoi mediet të hyjnë brenda selisë blu, për të parë dhe konstatuar dëmet që kishin shkaktuar protestuesit në zyrat e deputetëve.

Të fundit