Flash News

E-TJERA

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë, nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për tetë kërkesat e tyre.

Thirrja erdhi sot në pasi u mbajt protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Kërkesat e Shoqërisë Civile
-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB
-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës
-Rritja dhe plotësimi 100%  i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës
-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat
-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit
-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç
-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat
-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë
-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

 

Të fundit