Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS fiton edhe Durrësin, Emiriana Sako shpallet kryebashkiakja e re

PS fiton edhe Durrësin, Emiriana Sako shpallet kryebashkiakja e re

Socialistët kanë fituar edhe bashkinë e Durrësit. Emiriana Sako u shpall fituese me 39.090 vota.

I dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka, me 19.844 vota, duke lënë pas kandidatin e PD Luan Hotin me 7.928 vota.

Kjo është bashkia e pestë që merr Partia Socialiste. Më herët, PS u shpall forcë e parë fituese në Vorë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Dibër. PD e Bashës deri tani ka marrëvendin e dy vetëm në Rrogozhinë, ndërsa në bashkitë e tjera ka mbledhur shumë pak vota.

Më në avantazh, krahasuar me Bashën, ka qenë “Shtëpia e Lirisë”.

Të fundit