Flash News

E-TJERA

"Qytetnimi asht ma i fort se krimi. duhet reagim", mesazhi në marshim-protestën e Shkodrës

"Qytetnimi asht ma i fort se krimi. duhet reagim", mesazhi në

Sot në mesditë në Shkodër u zhvillua një marshim-protestë pas atentatit mafioz të ndodhur tre ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua.

Në tubim janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj, Agron Gjekmarkaj.

Ata kanë marshuar duke mbajtur në duar një pankartë të madhe ku shkruhet mesazhi "Qytetnimi asht ma i fort se krimi. PO na vrasin, duhet reagim".

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht para bashkisë së Shkodrës, në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit, por më pas kanë marshuar në qytet. 

"Qytetnimi asht ma i fort se krimi. duhet reagim", mesazhi në"Qytetnimi asht ma i fort se krimi. duhet reagim", mesazhi në

Marshimi vjen si reagim ndaj masakrës së 30 tetorit në Dobraç, ku në mes të ditës iu bë atentat dy të rinjve Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbi jetën Flutura Basha si pasojë e kësaj ngjarje, ndonëse nuk kishte lidhje me ngjarjen.  

Të fundit