Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Ia kemi kaluar Italisë, Greqisë e Serbisë për ritmin e vaksinimit

Rakacolli: Ia kemi kaluar Italisë, Greqisë e Serbisë për

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, njëherësh zëvendësministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaron se Shqipëria në 10 ditëshin e fundit, ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit.

“Një nga arritjet më të mëdha të këtyre javëve ka qenë fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditëshin e fundit, ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit, duke ia kaluar jo vetëm Italisë dhe Greqisë por edhe Serbisë që mbante vendin e parë”, tha Rakacolli.

Ajo gjithashtu, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës elektorale.

Komiteti është i shqetësuar në lidhje me fushatë elektorale, ku di sa parti bëjnë grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimet nga disa subjekte politike do të çojnë në rritje të infektimeve dhe rritje të humbjeve të jetës.

Ekspertët e ngrenë me forcë këtë problem, dhe takimet ata t’i bëjnë në përputhej me rregullat e përmendura, në mbajtje të distancës. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë situatën, që të mos bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete”, tha Rakacolli.

 

Të fundit