Flash News

E-TJERA

“Rama përdori protestën si pretekst”, gazetarja zbulon prapaskenat e shkarkimit të Prodës

“Rama përdori protestën si pretekst”, gazetarja zbulon

Gratë e PPE dënojnë deklaratën e Ballës ndaj Vokshit: Vërejtjet seksiste nuk kanë vend në demokraci

Kuvendi me dy standarde: PS kërkon përjashtim për demokratët, kalon pa ndëshkim fyerjen e Ballës

Bora Muzhaqi bën autogol dhe thotë: Jemi shumë ku*va në partinë tone

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga detyra të Ilir Proda, duke zbuluar disa nga prapaskenat që sipas saj çuan në largimin e tij nga drejtimi i Policia e Shtetit.

E ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Lala tha se sulmi me molotov gjatë protestës së opozitës pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha u përdor si arsye zyrtare për shkarkimin, por sipas saj situata ishte më e ndërlikuar.

Ajo shtoi se brenda Policisë së Shtetit kishte pasur pakënaqësi të mëdha për shkak të vendimeve të Prodës për transferime dhe ulje në gradë të disa efektivëve.

“Dihet se si ka ikur, u gjet një pretekst për hedhjen e disa molotovëve në ish-Vilën e diktatori Hoxha në protestën e fundit të opozitës. Opozita parti një marshim në drejtim të institucioneve  të vendit. Ndalesa e parë ishte te Drejtoria e përgjithshme e Policisë ku pati edhe akuza nga Berisha ndaj Prodës për lidhje me botën e krimit. Rama përdori si pretekst sulmin me molotovë te ish-Vila e diktatorit Hoxha. Por parë në dritën e fakteve dhe për faktin se kishte një pakënaqësi shumë të madhe, Proda kishte firmosur një sërë transferimesh dhe ulje në Grada.

Pra zoti Rama kishte thjeshtë pretekst për atë që ndodhi. Sepse e dimë që në 21 Janar janë vrarë njerëz në Bulevard dhe nuk u shkarkua asnjë drejtor policie, pra mendoj që zoti Rama përdori këtë moment për ta shkarkuar Prodës. Por po ashtu pati edhe një reagim nga ndërkombëtarët pas sulmeve te ish-Vila e ish-diktatorit Hoxha. Duhet thënë që zoti Rama do ta shkarkonte nuk kishte dyshim. Por duhet thënë edhe se zoti Proda e kishte kthyer Policinë e Shtetit si një pronë të tij dhe po bënte një shpërndarje të gjitha ata që i konsideronte një konflikt. Ka pasur një debat përpara se të lirohej nga detyra…dhe ai kishte dorëzuar dorëheqjen…Ishte një largim pa lavdi”, tha ajo.

 

Të fundit