Flash News

E-TJERA

Raporti i ODIHR për 14 majin, ambasada amerikane: Qeveria dhe partitë politike të zbatojnë rekomandimet

Raporti i ODIHR për 14 majin, ambasada amerikane: Qeveria dhe partitë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vendore të 14 majit dhe rekomandimeve që kishin adresuar.

Në një reagim ambasada shkruan se qeveritë dhe partitë politike duhet të zbatojnë rekomandimet e ODIHR, përfshirë këtu keqpërdorimin e burimeve shtetërore, akuzat për shit-blerje votash apo presionin mbi punonjësit e administratës.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së shtron nevojën e zbatimit të ligjit sa i përket dekriminalizimit dhe shpifjes.

“Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.

Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit