Flash News

E-TJERA

Reagimi: Qentë e rrugës në Tiranë dhe fact checking kryebashkiakut Veliaj

Reagimi: Qentë e rrugës në Tiranë dhe fact checking

Në adresë të Politiko.al ka ardhur teksti që do lexoni më poshtë, dwrguar nga Grupi pwr Mbrojtjen e Kafshwve, një ndërthurje e një Op-Ed me denoncimin publik. Ne po e botojmë, jo vetëm se ngre një çështje që e shqetëson qytetin ku të gjithë jetojmë, por edhe se nënteksti i komunikimit pothuajse thoshte ‘a e botoni dot, apo ju ka blerë Veliaj edhe ju”.

Politiko po i jep hapësirën këtij denoncimi kundra kryebashkiakut të Tiranës dhe politikave të tij, por edhe do të reagojë (shih këtu) ndaj tij nëpërmjet një redaksionali, sepse i sheh nga një kënd tjetër disa pika të çështjeve që ngrihen këtu. 

Denoncimi më poshtë:

Kryetari i bashkisë së Tiranës u bezdis nga pyetjet mbi qentë e rrugës tw enjten në "Opinion". Sipas tij nuk ia vlente të harxhohej kohë as nga paneli e as nga teleshikuesit me këtë problem sepse ai e kishte të qartë detyrën e tij.

Sipas tij:

1. Spitali në Kombinat ishte i vetmi në Shqipëri që merrej me projekte të standardeve europiane për sterilizimin, vaksinimin dhe rilëshimin në territor të qenve.

Gënjeshtër! Të gjithë e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Qentë janë vrarë.

Jane 5 qytete sot për sot në vend që sterilizojnë kafshë endacake: Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe së fundmi Pogradeci (pas skandalit me qentë e vdekur urie në "strehën e qenve")

Tirana vret! Tirana vjedh fondin e destinuar për sterilizim. Nuk po flas për idiotësitë që tha mbi sëmundjet dhe koston e vaksinave se ishin qesharake. Dallohet që s'ia thotë kësaj teme. Mashtrimit dhe manipulimit, po.

2. Ne u bëjmë eutanazi vetëm qenve të sëmurë që nuk mund të mbijetojnë në rrugë.

Gënjeshtër! Janë vrarë të gjithë, të shendetshëm e të sëmurë, mama me këlyshë, të rinj e të vjetër. Nuk u është bërë eutanazi por janë vrarë me acid.

3. Te ne adoptojnë qen gjatë gjithë kohës.

Gënjeshtër! Nuk ka asnji qen për adoptim. Në krye të 2 ditëve nga kapja, janë të vdekur, të mbyllur në qese të zeza në landfillin e Sharrës.

4. Qyteti europian i rinisë nuk ka vend për qen agresiv.

Si duhet ta kuptojmë këtë? Vetëm kjo fjali ka një dozë aq të lartë patetizmi dhe grotesku, sa vetëm 1 kafshë e tillë politike mund ta artikulojë si zhol.

5. Edhe pse tema ishte për të pa rëndësi, ishte kujdesur për të marrë me vete fotot e qytetarit të kafshuar, duke e pranuar se të gjitha lajmet e ditëve të fundit kanë qenë të porositura për t'iu kundërpergjigjë protestës.

Pra po pranon se i vret? Po justifikohesh me kete?

6. Shoqatat e kafshëdashësve janë të përçara dhe janë me LSI.

Sa i lodhun! Oh sa i lodhun!

Sigurisht që partitë politike do kapin çdo momentum për të fitu vëmendje. Kjo nuk të heq ty asnjë përgjegjësi për vrasjet e qenve dhe vjedhjen e 85 milionë lekëve të reja me projekte fantazëm.

Për këtë ti do të përgjigjesh para ligjit dhe opinionit publik.

7. Si element shpërqendrues u përdor Roza Lati, që dikur ankohej për qentë e rrugës e sot del në protestë për ekzibicionizëm.

Përsëri, 971.016.120 lekë (971 milionë lekë) të reja nuk i vodhi Roza, por ti dhe bashkëpunëtorët e tu.

8. Paneli ishte tepër i lodhur dhe si shumica e popullsisë i painformuar. Si Erioni, janë konsumuar si qirinj për të mirën e popullit dhe nuk i dukej interesante me folë për qentë. Sigurisht, kur nuk din, do evitosh me debatu.

E përmbylli Mentor Kikia, gazetar me eksperiencë dhe ambientalist, me problemin e kakave të qenve me pronar.

Aty Erioni u lirua dhe tha: "E pra, prandaj media dhe bashkia duhet të jenë në 1 linjë."

Përralla në lesh. Shnedja prej nesh.

971 milionë lekë nga taksapaguesit të zhdukura, qen të vrarë, makabritete në mes të ditës.

Tirana s'do jetë kurrë një qytet europian me këtë pisllek që gëlon nga shpirti drejtuesve dhe njerëzve të pushtetshëm. Në Tiranë nuk ka vend për shtresën e mesme dhe të ulët. Nuk ka vend për të varfrit. Nuk ka vend për natyrën, historinë, teatrin, identitetin e qytetit.

Ka vend për oligarkët, paratë e pisëta dhe mashtrues që duan secili nga 1 copë.

Të fundit