Flash News

E-TJERA

Më i kritikuari dhe më i vlerësuari, kryebashkiakët reagojnë pas deklaratave të Ramës

Më i kritikuari dhe më i vlerësuari, kryebashkiakët

Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe ai i Lezhës Pjerin Ndreu kanë reaguar pas përfundimit të mbledhjes së tyre me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit mblodhi kryebashkiakët për të folur rreth trajtimit të mbetjeve urbane, ku kritikoi ashpër Jorgo Gorën dhe vlerësoi punën e bërë nga Ndreu. Goro iu përgjigj shkurt gazetarëve pas kritikave të kryeministrit: Ja vlen, do përmirësohemi.

Ndërkohë Ndreu shprehu mirënjohjen për vlerësimet e bëra nga Rama, ndërsa shtoi se ka ende punë për të bërë. Duke u treguar modest, ai tha se Bashkia e Lezhës ka ende punë për të bërë. Ndreu ngriti si problem mbetjet në rrugët nacionale, duke theksuar se është detyrë e kompanive konçesionare.

"Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese. Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.

Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfekte. Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë diçka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë", tha Ndreu.

 

Të fundit