Flash News

E-TJERA

Rekord viktimash nga covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, mes tyre specialistja e Shëndetit Publik dhe mamia nga Elbasani

Rekord viktimash nga covid-19 në 24 orët e fundit në

Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan një tjetër rekord viktimash nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar 284 raste ditore.

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, sqaron MSH.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë:

Raste të reja ditore                                          284

Të shëruar ne 24 orë                                      103

Të shtruar në spitale                                       285

Humbje jete në 24 orë                                  7

Testime ditore                                                  1278

 

Testime totale              119,607

Raste pozitive                       19,729

Raste të shëruara               10,808

Raste Aktive                            8,434

Humbje jete                            487

Të fundit