Flash News

E-TJERA

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital Bashkim Basha

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati në Shkodër, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha.

Bashkim Basha ndodhej prej 4 ditësh në spital në gjendje të rëndë, por sot (3 nëntor) raportohet se ai ka humbur jetën.

67-vjeçari Bashkim Basha dhe gruaja e tij, Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor, por u përplasën nga makina ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndaj të cilëve u krye atentati nga persona ende të paidentifikuar.

Shkodër/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit