Flash News

E-TJERA

RENEA godet 18 baza armatimi në Tiranë/ Sekuestrohen snajpera, municione e lëndë narkotike; 5 të arrestuar

RENEA godet 18 baza armatimi në Tiranë/ Sekuestrohen snajpera,
Foto ilustruese

RENEA ka gjetur 18 baza armatimi në Tiranë. Si pasojë e operacionit, deri tani janë vënë në pranga pesë persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha në një deklaratë për mediat se janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Të arrestuarit janë: Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi. Ndërkohë është shpallur në kërkim Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë dhe Akil Kulla.

Të arrestuarit në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të një ngjarjeje të ndodhur në tetor të 2019-s, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar një person.

Ndërkohë Sokol Gjura së bashku me Ermond dhe Enver Jamaku, janë autorë të një sulmi me armë të ndodhur në 2017-ën në Tiranë, bëri me dije drejtori i policisë.

Në banesën e Akil Kullës, i cili është shpallur në kërkim, policia ka gjetur një arsenal armësh. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi janë gjetur 25 silenciatorë për armë të ndryshme dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu në banesën e Sokol Gjurës janë sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper dhe shumë materiale të tjera.

Paris Prengës i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Ndërkohë Flor Abazi i janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar. Arben Sufa gjithashtu i është gjetur një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.

Të fundit