Flash News

E-TJERA

Reshjet, 1038 ha tokë e përmbytur dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

Reshjet, 1038 ha tokë e përmbytur dhe rrugë të bllokuara
Foto Ilustruese

Ndërkohë që janë paralajmëruar reshje të dendura shiu, në zonat e përmbytura ka ende sipërfaqe toke nën ujë. Bashkia Shkodër ka dhënë informacion lidhur me situatën që ndodhet zona pas përmbytjeve të disa ditëve më parë.

Siperfaqja totale e përmbytur është 1038 ha, ndërkohë që vazhdon të jetë e bllokuarpër mjetet e ulëta rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Ujesjellesi Oblika 1 mbetet jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve.

Bashkia Shkodër bën me dije se vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Ndërkohë që gjendja nuk është rikuperuar ende, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes ka paralajmëruar bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Të fundit