Flash News
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama: Ka flamur shqiptar, është e Behgjet Pacollit
"Rishikim buxheti", Meta për Covid-19: Vendi drejt katastrofës, kriteri klasor për vaksinimin është tipik për diktaturat

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë me gazetarët për situatën e pandemisë në vendin tonë. Ai ngriti alarmin se vendi po shkon drejt një katastrofe epidemiologjike.
Meta tha se vetëm kriteret shëndetësore të vendosura nga organizmat ndërkombëtarë mund të vendosin se kush do të vaksinohet i pari, duke komentuar edhe kështu deklaratën e kryeministrit mbi kriterin klasor.
Duke kërkuar që spitalet të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme, Meta kërkoi që të rishikohet Buxheti i Shtetit me qëllim rritjen e mbështetjes ndaj sektorit të shëndetësisë.
Ai u shpreh se qeveria nuk ka asnjë plan në menaxhimin e situatës së COVID, por bën vetëm improvizime.
"Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën.
Vetëm kriteret shëndetësore duhet të vendosin përparësitë në vaksinimit të popullatës. Kriteret klasore janë tipike për diktaurat. Nuk mund të lihen më qendrat shëndetësore pa rspiratore. Nuk mund të lihen mjekët pa pajisje mbrojtëse, dhe qytetarët nuk mund të lihen të përballojnë kosto të larta të testimit dhe kurimit.
Është koha të rishikohet buxheti i shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. Janë injoruar të gjitha sugjerimet, duke politizuar çdo gjë. Padyshim që mbështetja më e madhe duhet të kishte shkruar për bizneset dhe jo për koncesionet", tha Kreu i Shtetit.
Ditari politik





Të fundit

Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24






Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë taksapaguesve 138 milionë euro
5 Mars 2021, 19:03




Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën
5 Mars 2021, 18:19

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit
5 Mars 2021, 18:12

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda
5 Mars 2021, 17:47



Rikthehen "Rebelde", dy këngët e para të koncertit virtual
5 Mars 2021, 16:56

