Flash News

E-TJERA

Rrëfimi i Tafanit/ Policia: Laert Haxhiu organizoi dhe porositi vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit në Greqi

Rrëfimi i Tafanit/ Policia: Laert Haxhiu organizoi dhe porositi vrasjet e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi për mediat se në kuadër të operacionit “Never Foret” janë zbardhur edhe dy vrasje të bujshme në Athinë disa vite më parë.

Sipas Rrumbullakut, Laert Haxhiu është organizator edhe për dy vrasje në Greqi, përkatësisht Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

“Ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë” tha Rrumbullaku.

Lulzim Qorri u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018. Mediat raportuans e ai ishte duke pirë kafe në një lokal pranë sheshit OMONIA kur u qëllua për vdekje me armë nga dy persona me motocikletë.

Rrëfimi i Tafanit/ Policia: Laert Haxhiu organizoi dhe porositi vrasjet e

Dikens Halili u ekzektua më 3 tetor 2021 gjithashtu në një lokal në Athinë.

Rrëfimi i Tafanit/ Policia: Laert Haxhiu organizoi dhe porositi vrasjet e

Të fundit