
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
Sa janë shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
Konsumimi i maxhorancës gjatë 12 viteve pushtet nga skandalet korruptive dhe mosreformimi i opozitës kanë krijuar kushtet që më 11 maj, një numër partish të vogla të kenë së paku shpresë për mandate parlamentare, duke vënë për herë të parë në diskutim duopolin historik PS-PD mbi pushtetin.
Është një sekret që e dinë të gjithë që dy partitë e mëdha, Partia Socialiste në të majtë dhe Partia Demokratike në të djathtë, kanë bashkuar votat për të vendosur një numër pengesash për partitë e vogla apo alternativat e reja politike, gjë që nga ana e vet ka sjellë edhe forcimin e rolit të kryetarit të partisë si dhe zhvleftësimin e parlamentit si institucion kontrollues mbi ekzekutivin.
Historia nisi në vitin 2008 me marrëveshjen Rama-Berisha, e cila krijoi sistemin me lista të mbyllura rajonale, sistem që është përdorur në zgjedhjet e viteve 2009, 2013 dhe 2017, me pak variacion në zgjedhjet e vitit 2021. Me një variacion të ri, i njëjti sistem do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit, ku dy palët e marrëveshjes së vitit 2008 vijojnë të jenë po të njëjtët.
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, kërkon në këto zgjedhje një mandat të katërt si kryeministër, ndërsa para se të shërbente si kryeministër, ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë për njëmbëdhjetë vjet të tjera. Përballë tij është Sali Berisha, i cili ka qenë për pesë vjet president i vendit me fuqi të mëdha në vitet ’90, si dhe tetë vjet kryeministër.
Objektivi i deklaruar i Ramës është që jo vetëm të fitojë zgjedhjet, por të fitojë tre të pestat e parlamentit. As ai dhe as politikanë të tjerë socialistë që kanë artikuluar objektivin e tre të pestave, një shumicë parlamentare që mundëson ndryshime të pakonsultuara me opozitën të Kodit Zgjedhor, të Kodit Penal apo Kodit Civil apo të shumë prej ligjeve që hodhën themelet e Reformës në Drejtësi, nuk kanë shpjeguar se për çfarë arsye mendojnë se ata kanë nevojë për një shumicë të tillë dhe as nuk kanë shpjeguar se për çfarë qëllimesh do të përdorin një shumicë të tillë, nëse e fitojnë.
Në anën tjetër, Sali Berisha dhe Ilir Meta, që të dy me histori të gjatë të pushtetit dhe me hetime të hapura penale për skandale korruptive, kërkojnë gjithashtu pushtet. Në një mesazh nga burgu, Meta deklaroi se synimi i aleancës së tij me Berishën është që të fitojë tre të pestat e parlamentit.
Ndërsa Rama nuk është shprehur ende se për çfarë i duhen tre të pestat, për Berishën dhe Metën, ky objektiv, pavarësisht se sa i realizueshëm është, ka për qëllim edhe shkatërrimin e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me pretendimin se ajo po i persekuton të dy, Berishën dhe Metën, për qëllime politike.
Rezultat i ngushtë
Nëse historia ka ndonjë gjë për të thënë për garën mes këtyre palëve, është kjo: rezultati me gjasa do të jetë i ngushtë. Rezultati i prodhuar nga sistemi proporcional rajonal, të cilin Rama dhe Berisha e konceptuan si një të tillë që eliminon partitë e vogla duke krijuar barriera të pandershme, ka qenë gjithmonë i ngushtë. Në vitin 2009, PD mori 70 mandate, PS 66 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, shënjestra kryesore e marrëveshjes Rama-Berisha, arriti të mbijetojë duke fituar katër mandate. Maxhoranca 2009-2013 u krijua kur LSI e Metës kaloi ylberin politik dhe hyri në aleancë me Berishën. Në fund të atij mandati, kur Meta dhe Rama u pajtuan, Berisha bleu disa deputetë nga socialistët dhe vijoi maxhorancën deri në fund.
Në zgjedhjet e vitit 2013, PS mori sërish 65 mandate, LSI, kësaj here në aleancë me të, mori 16 mandate dhe 2 mandate të tjera u fituan nga dy parti të vogla. PD dhe aleatët e saj morën 57 mandate.
Në vitin 2017, Rama arriti të fitojë 74 mandate, PD ra në 43 dhe LSI u ngrit në 19.
Më 2021, PS fitoi sërish 74 mandate, por tre nga këto mandate ishin mandate të humbura nga LSI për shkak se garoi më vete.
Me pak fjalë, rezultati kalon në favor të njërës anë vetëm në rast se makineri të fuqishme elektorale, disa prej të cilave janë sanksionuar më herët nga Administrata Biden, siç është rasti i strukturave të ish-PDIU-së në Elbasan e Tiranë që tashmë i shërbejnë Ramës, mbështesin njërin krah.
Rezultati më i pritshëm është i ngushtë edhe për shkak se, disa qarqe ku numri i mandateve bie çift, si në Elbasan apo Durrës, Fier, Korçë e Vlorë, formula e ndarjes së mandateve e njohur si formula D-Hondt, favorizon barazimin pavarësisht se njëra palë merr më shumë vota.
Shansi për partitë e reja
Nëse merr parasysh se sa shumë është konsumuar politikisht pala në pushtet nga skandalet e panumërta korruptive dhe pala në opozitë, për shkak të mosreformimit të brendshëm, në mënyrë të kuptueshme ka krijuar më shumë shanse për partitë e reja apo alternativat politike jashtë dy blloqeve të mëdha.
Sa për fillim, shumica e partive të reja janë shprehur me forcë dhe madje kanë organizuar manifestime mbështetëse për gjënë më popullore që ka ndodhur në Shqipëri përgjatë dekadës të fundit, një strukturë prokurorësh dhe gjyqtarësh që po përballen me pushtetin në të majtë dhe në të djathtë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit të gjithëpërhapur dhe sistemik.
E njëjta trupë prokurorësh ka njoftuar gjithashtu se do të ketë vëmendje veçanërisht të lartë për të identifikuar rastet e krimeve zgjedhore, të cilat, në të shkuarën janë perceptuar si përcaktuese në masë të madhe të fituesve, krime që kanë mbetur deri më sot të pandëshkuara. Nëse prokurorët do të jenë të suksesshëm apo jo në luftën kundër krimit zgjedhor, kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që vlen të theksohet është që, në një situatë të tillë, partitë e reja do të kenë më shumë shanse për rezultat se sa në të shkuarën.
Disa nga këto parti në fakt nuk janë më aq të reja dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e shkuara si dhe eksperienca e fituar sugjeron se fitimi i mandateve të deputetëve nuk është i pamundur. Dhe nëse shohim rezultatin e ngushtë që prodhon zbatimi i formulës D-Hondt, në gjeografinë politike të Shqipërisë, disa mandate të fituara nga këto parti të vogla mundet të kthejnë secilën prej tyre në një kingmaker, një forcë përcaktuese për qeverisjen e vendit, siç ishte LSI në periudhën 2009-2017.
Aktualisht janë 11 parti në garën zgjedhore nga të cilat, përveç dy të mëdhave, gjashtë mund të konsiderohen si pretendente për të hyrë në parlamentin e ardhshëm. Njëra, Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga administrata Biden, Tom Doshi, është sakaq në parlament dhe konsiderohet si në aleancë të pashpallur me Edi Ramën. Nga pesë të tjerat, tre janë grupe të ndara nga Partia Demokratike dhe dy janë forca politike të cilat, nëse ia dalin, do të hyjnë për herë të parë në parlament.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2021 apo të zgjedhjeve për pushtetin vendor 2023 bartin informacione të vlefshme për të matur shanset e tyre për në parlament.
Fillimisht, shumica dërrmuese e shanseve të këtyre partive për të hyrë në parlament duket se qëndron në territorin e Qarkut Tiranë. Në fakt, nëse votat e pavlefshme dhe votat e partive të vogla merren si tregues i tërthortë i të ashtuquajturës “votë proteste”, vota të tilla ka në të gjitha qarqet dhe mjaftueshëm sa për të prodhuar mandate deputetësh. Në total, në zgjedhjet e vitit 2021, 127 mijë vota të tilla ose 7% të totalit u hodhën në kutitë e votimit. Në raport me numrin total të votave, vota të tilla u hodhën më shumë në Lezhë, Elbasan e Shkodër, por në secilin prej këtyre qarqeve, partitë e vogla konkurrojnë të ndara për këto vota, të cilat, vetëm nëse fitohen të gjitha nga njëra prej tyre mundet të prodhojnë një deputet.
Në Tiranë, situata është më ndryshe për shkak se popullsia është më e madhe. Në zgjedhjet e vitit 2021, 34 mijë vota u hodhën këtu si vota proteste, të pavlefshme ose vota për partitë e vogla. Nëse do të ishin fituar nga një parti e vetme, këto vota mund të prodhonin dy deri në tre mandate.
Rrjedhimisht, partitë e vogla kanë më shumë shanse të fitojnë mandate në Tiranë. Kjo gjithsesi nuk është e garantuar sepse, nëse të pesta partitë fitojnë, fjala vjen, dhjetë mijë vota secila, të 50 mijë votat e tyre të fituara bashkërisht prodhojnë zero mandate deputetësh. Ky është skenari më pesimist për to. Në një skenar optimist, nëse ato secila merr nga 12 mijë deri në 17 mijë vota, atëherë marrin të gjitha nga një mandat dhe bashkërisht bëhen me gjasa përcaktuese për maxhorancën e ardhshme qeverisëse. Partitë e vogla pretendente janë renditur sipas shortit që i ra në KQZ për pozicionin në fletën e votimit.
Lëvizja Bashkë. Themeluar afro dy vjet më parë si parti dhe që ka marrë pjesë më herët në zgjedhjet për pushtetin vendor në Tiranë, kjo parti e spektrit të majtë garon në Tiranë me Redi Muçin në vend të parë dhe Arlind Qorin, kryetarin, në vend të dytë. Ajo mban numrin 2 në fletën e votimit dhe gjendet menjëherë pas Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore që gjendet në kolonën e parë majtas të fletës së votimit.
Arlind Qori garoi për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe mori 13 mijë vota. Lista e tij e kandidatëve për këshilltarë fitoi 7500 vota dhe mori një mandat. Në avantazh të kësaj partie është fakti që zgjedhjet për pushtetin vendor janë në nivel bashkie dhe Bashkia Tiranë është një nga shumë bashkitë e qarkut. Përveç 300 mijë votave të Bashkisë Tiranë, ka edhe 200 mijë të tjera në bashkitë Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë nga ku Bashkë mund të marrë vota. Rrjedhimisht fitorja e një mandati nga kjo parti është teorikisht i realizueshëm përveç faktit që votat në zgjedhjet e pushtetit vendor konsiderohen si më të lehta për t’u fituar se sa votat në zgjedhje parlamentare. Lëvizja Bashkë ka deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me ndonjë nga partitë e mëdha dhe se do të jetë në opozitë në parlamentin e ardhshëm, pavarësisht se si del rezultati i zgjedhjeve.
Partia Koalicioni Euroatlantik – Me numrin 4 në fletën e votimit gjendet një prej grupimeve të politikanëve që më parë kanë qenë te Partia Demokratike dhe që sot kanë themeluar këtë parti të re, të deklaruar si parti e djathtë dhe me politika ekonomike liberale. Lulzim Basha është figura referencë e kësaj partie. Emri i tij gjendet në listat e hapura të Tiranës. Kryetari është Endri Hasa, një deputet aktual ndërsa kandidati i parë i saj në Tiranë është Bujar Arapi. Nuk është e qartë nëse ky grupim do të jetë në gjendje apo jo të nxjerrë deputetë.
Nisma Thurrje dhe Shqipëria Bëhet – Nisma Thurrje është një parti politike e themeluar në vitin 2021 dhe në zgjedhjet e atij viti siguroi 10 mijë vota në rang kombëtar. Në zgjedhjet e vitit 2023, partia e drejtuar nga Endrit Shabani mori afro 11 mijë vota në rang kombëtar në garat për këshille bashkiake duke fituar 5 mandate. Ajo deklarohet si parti centriste. Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt është një parti e re, e cila garon për herë të parë në zgjedhje. Kjo parti është në aleancë me Nismën Thurrje. Shqipëria Bëhet deklarohet si parti demokratike që lufton, krahas Nismës Thurrje, për sistem zgjedhor të drejtë, me lista kandidatësh të hapura si dhe për demokracinë direkte të ushtruar nga qytetarët përmes referendumeve, një instrument demokratik ky të cilin dy partitë e mëdha, PD dhe PS, ia kanë mohuar qytetarëve në vijimësi. Kandidatët e koalicionit kanë deklaruar se do të djegin mandatet e mundshme të fituara nga listat e mbyllura për të lejuar vajtjen në parlament të kandidatëve nga listat e hapura që do të fitojnë më shumë vota. Votat e Nismës Thurrje në zgjedhjet e kaluara në Qarkun Tiranë kanë qenë rreth 5 mijë, rezultat i cili do të duhet të rritet me afro 3 herë për të pasur një mandat të sigurt.
Djathtas Zhvillohet. Politikani Dashamir Shehi dhe një grup tjetër i ndarë nga Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeaj, kanë themeluar këtë koalicion në të cilin, Alibeaj konkurron në vend të parë në listën e hapur të Qarkut Tiranë, ndërsa Shehi konkurron në vend të fundit. Edhe kjo parti ka deklaruar se kandidatët e listave të mbyllura i ka vullnetarë të cilët do të tërhiqen në rast se fitohen mandate për t’i lënë vendin kandidatit më të suksesshëm nga listat e hapura. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Shehit është krijuar fillimisht në vitin 2005 dhe vetë Shehi ka hyrë dhe ka dalë disa herë në aleancë me Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, kjo parti mori 23 mijë vota në rang kombëtar dhe 18 mandate këshilltarësh. Këto gjithsesi janë vota më të lehta për t’u fituar nga sa janë votat që kërkohen në zgjedhje parlamentare. Pyetur nga një gazetar, Shehi deklaroi se ai është i hapur për marrëveshje paszgjedhore me Partinë Demokratike me kushtin që kjo parti të mos jetë e përfaqësuar nga Berisha.
Mundësia – Grupi i tretë i shkëputur nga Partia Demokratike është me emrin Mundësia dhe drejtohet nga biznesmeni Agron Shehaj. Edhe kjo deklarohet parti e qendrës së djathtë. Kryetari i saj ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e vitti 2021 arriti të fitojë rreth 14 mijë vota pëlqyese nga votat e PD-së, rezultat që, nëse përsëritet, me shumë gjasa i garanton atij një mandat.
Në fletën e votimit qytetarët do të kenë edhe tre parti të tjera: Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Aleanca Demokracia e Re./BIRN
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
