Flash News

E-TJERA

“Sa shtëpi ke shit”, del një tjetër SMS nga dosja “Balluku”

“Sa shtëpi ke shit”, del një tjetër SMS nga dosja

Teksa mazhoranca veproi ashtu siç kishte paralajmëruar, duke marrë në mbrojtje Belinda Ballukut, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi ka sjellë një detaj të ri nga dosja.

I futar në studion e “Opinion”, Bardhi tregoi një mesazh mes Ballukut dhe vartësit të saj, Ervis Berbeir, ku ku i fundit e pyeste për numrin e apartamenteve që kishte shitur.

“Mua nuk më lejohet të jap të dhëna nga dosja, por një mesazh po e zbuloj. Çfarë pune kishte ministrja e Infrastrukturës që në orën 19:49:20 të vitit 2019 t’i dërgonte një mesazh vartësit të saj Ervis Berberi ku i shkruante: “A e bëre pasqyrën sot sa shtëpi ke shit?” Nuk dimë që zonja Balluku të kishte ndonjë agjenci imobiliare”, deklaroi Bardhi.

Kujtojmë se sekuestrimi i telefonave të Ervis Berbeti çoi në gjrmet e korrupsionit masiv ku ishte përfshirë edhe ish-zv.kryeministrja. Pazaret me tenderat u faktuan përmes mesazheve që Balluku dhe Berberi kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Të fundit