Flash News

E-TJERA

Sherri tek zyrat elektorale të PSD, del foto e autorit me "Skorpions" të zi në dorë

Sherri tek zyrat elektorale të PSD, del foto e autorit me

Një incident u regjistrua sot në zyrat elektorale të Tom Doshit në zonën e "Ali Demit" në Tiranë.

Deri tani është raportuar se kanë qenë disa persona të cilët kanë sulmuar zyrën e PSD-së dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, teksa ende nuk dihen identitetet e tyre.

Dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri. 

Sakaq, Ora news ka publikuar foton e personit që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.

Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik "Skorpions" të zi.

Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.

 

Të fundit