Flash News

E-TJERA

Sherri te zyra elektorale e Tom Doshit tek 'Ali Demi', reagon PSD

Sherri te zyra elektorale e Tom Doshit tek 'Ali Demi', reagon PSD

Vjen reagimi nga PSD pas një sherri mes disa personave në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, pranë zyrave elektorale të partisë së Tom Doshit. 

Në reagim thuhet se konflikti ka ndodhur pranë ambjenteve të zyrës elektorale, por nuk ka lidhje me partinë dhe asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve të partisë nuk është përfshirë në konflikt.

Reagimi i PSD:

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit