Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përpara fletës së votimit: Një llogari e ftohtë në katër drejtime

Votuesi shqiptar projeksionohet në diskursin publik me lentet e përfaqësuesve politikë të partisë në pushtet, çka do të thotë se ai prezantohet, përflitet dhe bëhet subjekt trajtimi i propagandës që rreket t‘i japë atij fizionominë e irracionalit, emocionalit, sipërfaqësorit, dritëshkurtrit, deri edhe fatkeqësisht të kufizuarit në aftësinë për të zgjedhur denjësisht për veten.
Sidoqoftë, qëllimi i propagandës, krejt njëlloj si në gjithë drejtimet e tjera ku ajo synon të përveshë me mjegullim, nuk është “e vërteta”, aq më pak është besueshmëria katërcipërore e gënjeshtrave, fasadës, apo surrealizmit të saj. Aspak! Propaganda ka vetëm për qëllim të ngrejë dyshime, të lërë njollat e gjysmë të vërtetave dhe të kredhë aktivitetin publik në kaosin e pasigurisë, pavendosmërisë dhe çoroditjes.
Lind për rrjedhojë domosdoshmëria e detyrës së përfaqësuesve politikë apo kujtdo të angazhuar në këto zgjedhje të përveshura me velin e mjegullisë së propagandës, të lartësojë veten dhe misionin e tij politik duke lartësuar së pari reputacionin e votuesit shqiptar nëpërmjet refuzimit të dyshimit mbi aftësinë e tij për të zgjedhur vetëm nën efektin e logjikës. Kjo bëhet jo si lektorë të tyre, por përulësisht duke u ofruar votuesve një busull orientimi me katër sfida të përllogaritjeve të ftohta që duhen bërë përballë fletës së votimit:
Së pari, vota duhet të jetë përgjigje e detyrimit ndaj vetes dhe interesit personal.
Përballë fletës së votimit të zgjedhësh duke e vendosur ration në shërbim të interesit personal është formë unike e ngritjes së kultit të vetvetes. Tingëllon egoiste e ndoshta edhe e huaj për një shoqëri si e jona ku tradita politike nuk ia ka dalë deri më sot të ngulisë bindjen se vota është akt demonstrativ i kulturës shoqërore, po aq sa mjeti që i shërben drejtpërdrejt interesit të zgjedhësit.
Kjo nënkupton së pari se vota s’mund të jetë asesi shlyerje borxhi, përkëdhelje sedre, simpati e pamotivuar apo dorëzim ndaj frikës. Vota duhet të jetë së pari shpërblim për përmbushjen e interesit personal bazuar tek oferta politike dhe programi qeverisës. Me sytë dhe përqendrimin tek programi, votuesi mund t’i japë prioritet kombit, një sektori të caktuar, apo ngushtësisht problemeve personale të tij. Cili program përmirëson të ardhmen e votuesit duke rimëkëmbur vendin në tërësinë e jetës së tij, duke ringjallur, ndihmuar apo stimuluar sektorin ku ai punon, apo duke zgjidhur drejtpërdrejt një çështje vetjake të tij (kurimin e një sëmundjeje, një të drejtë shkollimi, një banesë, punësim etj.)?
Me ngulm, në një përpjekje të palodhur duke iu përgjigjur në njëkohësi dhe forcë nga njëri kah propagandës se programi nuk votohet, e në kahun tjetër besimit se votuesit shqiptarë e pranojnë këtë sfidë të parë, programi elektoral i demokratëve dhe aleancës së tyre ka vetëdijen se i përgjigjet interesit personal në të treja rrafshet: rimëkëmbja e shtetit që ndryshon pronar nga bandat tek shqiptarët; rimëkëmbja ekonomike gjithëpërfshirëse duke e kthyer prodhimin në krenari kombëtare; përkrahja e jetës, familjes dhe shqiptarëve në tokën e tyre; rikthimi i dinjitetit njerëzor përmes paketës së dhembshurisë. Në qëllim, projekt dhe vizion të tij, programi i demokratëve ka interesin personal.
Si për t’iu larguar pak konotacionit udhëzues, duhet thënë se ka një tjetër formë të dritëzimit të interesit personal, - i cili në sinkron me një guidë të lashtë po aq sa moderne që Mark Ciceron, oratori më i madh i Romës si kandidat për konsull, mori nga vëllai i tij mbi teknikat e fitores në zgjedhje, - merr jetë në fushata elektorale. E tillë formë është ajo e krijimit të një lidhjeje të ngushtë me kandidatin e një partie politike, lidhje e llojit “one-to-one” ku kandidati premton t‘i përgjigjet ngushtësisht dhe personalisht interesit të qytetarit. Votëbesimi i takon kandidatit që përgjatë fushatës ia ka dalë të ndërtojë një lidhje personale besimi dhe premtimi reciprok me votuesin.
Marrë kjo sfidë e parë për votuesin edhe nga ky kënd, sërish leximi i punës së deritanishme e do të pranohet se kandidatët e kampit blu kanë patur strategjinë, guximin dhe përulësinë të flasin, të takohen, të përballen e të ndërtojnë ura diadike me shqiptarët, çka të shtyn të besosh se ata janë investuar për të qenë të suksesshëm t‘i premtohen interesit personal të secilit prej tyre, dhe janë perceptuar nga votuesi sinqerisht.
Së dyti, kush do të më përfaqësojë?
Sfida e përfaqësimit ka dy rrafshe vështrimi. Fillimisht, aq më shumë tani kur komunikimi publik ka rënë në duar të adhuruesve, përdoruesve, propagandistëse e shumësoj pretendentëve për ta zotëruar pa të drejtë atë, le të mbesim seriozë në referenca duke i besuar një gjuhëtari dhe filozofi konjitiv amerikan, Lakoff, ndonëse jo i vetmi, i cili në studimet e tij referuar teknikave të komunikimit në fushata zgjedhore, sugjeron se njerëzit votojnë para së gjithash pasqyrimin e vlerave të tyre. Ata zgjedhin përfaqësuesit politikë tek të cilët shohin reflektimin e vlerave, besimit dhe parimeve të tyre.
Qytetari duhet dhe do të priret të zgjedhë të ngjashmin e tij në besim, në vlera, në arsimim, në komunikim, në qëndrim ndaj çështjeve me ndjeshmëri të lartë për ne shqiptarët si familja, tradita, morali, besnikëria, të cilat për kandidatët janë libër i hapur në gara zgjedhore.
Rrafshi i dytë është më racional. Ndonëse sistemi ynë elektoral është i gjysmuar në pranimin e kësaj sfide, nevoja për të zgjedhur përfaqësimin duhet qendërzuar në vëmendje. Secili prej kandidatëve të listës së hapur do të jetë drejtpërdrejt subjekt i votës së qytetarëve, çka u imponon atyre detyrimin të lartësohen në zhvillimin e garës politike përtej njëri-tjetrit, një garë ku synohet të merret sa më shumë përkrahje për kauzën që përfaqësojnë. Në listën e hapur, emri i secilit prej tyre është menduar si më i fortë përkundrejt secilit kundërshtar në kampin përballë, forcë e cila atyre u buron nga kauza me të cilën identifikohen e që janë zotuar të përcjellin në përfaqësinë e ardhshme parlamentare. Si të tillë, votuesi duhet të shohë secilin kandidat përmes lentes së kauzës që përfaqëson duke kontribuuar me përgjegjësi në zmadhimin e asaj kauze me një votë më shumë.
Kjo sfidë e dytë e fton votuesin të përfaqësohet ose nga i ngjashmi i tij në vlera (një zgjedhje kjo më e pavetëdijshme), ose nga kandidati që është zotuar të mbrojë, përfaqësojë dhe tejçojë si të zmadhuar kauzën e tij në parlament.
Së treti, Kush do të drejtojë?
Një shtëpi merr hijen e të zotit të saj, një organizatë merr sjelljen e drejtuesit të saj, një parti merr natyrën e liderit të saj, një shtet merr fytyrën e udhëheqësit të tij. Peshë e madhe rëndon në supet e votuesve shqiptarë në këtë armagedon politik: përplasje modelesh, përplasje vizionesh, përplasje karakteresh, përplasje vlerash dhe antivlerash, përplasje liderësh vetëm në term të njëjtë, diametralisht të kundërt në domethënien si të tillë.
Marrë së pari nga ajo që do të jetë më e freskët në kujtesë dhe ndjesi për votuesin përballë fletës së votimit, zhvillimi i dy fushatave elektorale dhe petku që i përveshën vetes drejtuesit e dy partive kryesore.
Lideri demokrat i besoi natyrshmërisë dhe gjenezës së tij politike. Betejën e tij, përherë dhe njëjtë si dikur e zgjodhi pranë njerëzve në një tur dinamik kudo ku ka shqiptarë, shtrënguar duart me secilin prej tyre, me një përulësi në komunikim që mishëron fisnikëri po aq sa pjekuri politike dhe virtyt njerëzor. I pashpërqëndruar nga asnjë prej sulmeve në bashkohësi nga drejtime të ndryshme, sulme politike të instrumentalizuara po aq sa të ulëta dhe amorale, Berisha iu përbetua fund e krye vetëm fjalës ndaj shqiptarëve, programit elektoral, shpjegimit me durim të tij. Çdo votë e kërkoi dhe e kërkon si lider në plotkuptimësinë e drejtimit të shtetit duke iu përkushtuar vetëm përçimit të projektit të tij tek shqiptarët. Ai kërkon votëbesim dhe për ta fituar sigurohet me gjithë forcën njerëzore dhe politike të përçojë gjithë arsyet e një projekti politik serioz.
Përballë tij, votuesi do të ketë në kujtesën e freskët të fushatës një lider afashinant që shokon ndërgjegjen publike dhe mbush dinamikën e tij politike me skupe të retorikës pa fre, pa drojë pa kod moral, pa ndjesi faji. Dikur, artisti që falë mjegullimit të sipërpërmendur u perceptua si fituesi mbi të majtët dhe të djathtët që mbijeton në politikë me art dhe fasadë, pas tre mandatesh, këtë fushatë ai e degradoi betejën politike në vetizolim të rrokullisjes në komunikim. I guximshëm për të fyer, apo pa vetëdije mendore për të kuptuar se deri më tani së paku me verb ka vrarë fëmijë, gra, vajza, burra deri tek lëndimi i dramës njerëzore të disa mijëra familjeve shqiptare? Qoftë për zgjedhje strategjike, qoftë për fatkeqësi, ky është modeli i liderit të socialistëve dhe garancia që ai jep për të nesërmen e vendit.
Së fundmi, kujtesën afatgjatë të votuesve do ta përshkojë përplasja e trashëgimisë dhe qëndrimi që të dy liderët kanë ndaj saj. Një ish-kryeministër që merr mbi supe nderin e arritjeve ende të vetme në Shqipërinë e tranzicionit, po aq sa i vetmi politikan që ka marrë autorësinë e gabimeve politike të partisë së tij. Përballë? Një kryeministër në detyrë që i fshihet kërkesës ndoshta edhe të votuesve të tij për të folur qoftë dhe konstruktivisht për 12 vite drejtim shteti.
Kujtesa afatgjatë a afatshkurtër, shënjuar nga ky kontrast, guidon paanshmërisht votën drejt një burrështetasi si lideri demokrat.
Së katërti, cila është emergjenca kombëtare dhe kush i përgjigjet asaj?
Le të pranojmë për hir të kësaj sfide të fundit, qoftë dhe për pak, se mospasja e një programi elektoral është në vetvete një strategji politike (njëjtë si mungesa e debatit, kujdesur të shitet si strategji politike). Që do të thotë, le të pranojmë se kryeministri në detyrë paskësh ditur edhe këtë herë të shesë një ëndërr, integrimi i Shqipërisë në BE. Fort dakord me këtë leksion studiosh, veçse votuesit përpara fletës së votimit nuk mund të mos i shpallet një sfidë e katërt: Qoftë ky iluzion edhe i vërtetë, a është kjo emergjenca jonë kombëtare?
Poli i fundit i kësaj busulle orientimi është një arsyetim fare i ftohtë i votuesit mbi një pyetje të thjeshtë: A mund të integrohet një shtet inekzistent, një shtet fare pranë të qenurit vatra e një kombi që s’është më aty? Integrimi në BE është pasojë e rimëkëmbjes së shtetit dhe shpërblim i përpjekjeve të një kombi që kërkon të kthehet në atdhe për t‘i prirë këtij procesi. Kjo është emergjenca jonë kombëtare, e për të tillë emergjencë duhet të shkojë vota, për rikthimin e shtetit, për rimëkëmbjen e tij, të parin qëllim të programit të demokratëve dhe aleancës së tyre. Në politikë nuk ka dhurata, në diplomaci nuk ka dhurata, aq më pak si ato të dhurimit të BE-së me inteligjencë artificiale, po aq tallëse sa kjo dekadë kllapie kombëtare.
Një busulle orientimi me katër sfida për zgjedhjen përpara fletës së votimit, kësaj radhe edhe në mos qoftë idealiste, le të jetë ajo frut i një llogarie të ftohtë, që me maturi do t‘i hapë rrugë projektit të demokratëve.
Andi Mustafaj - Zëdhënës i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore; Drejtues i Departamentit Brain Gain
Pranvera Shehaj – Anëtare e Departamentit Brain Gain
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38