Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i presidentit/ Meta padi në Prokurori: Kuvendi falsifikoi provat. Njofton konferencë për mediat

Shkarkimi i presidentit/ Meta padi në Prokurori: Kuvendi falsifikoi provat.

Presidenti Ilir Meta do të depozitojë padi në Prokurori, pasi pretendon se Kuvendi ka falsifikuar dokumenta të paraqitura si provë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të tij.

Kjo u paralajmërua më herët nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj dhe tashmë u konfirmua nga Meta.

Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se i ka kërkuar juristëve pranë tij që “të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese”.

Duke e cilësuar një skandal të rëndë, Meta thekson se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit. Presidenti njofton gjithashtu se shumë shpejt do të ketë një komunikim për mediat.

Të fundit