Flash News

E-TJERA

Shkodër/ 2 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, Policia njoftim zyrtar

Shkodër/ 2 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të

Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi veriun mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, një person qëlloi me armë zjarri.

Nga të shtënat mbetën të plagosur shtetasi Erogen Vaso, 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, që ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë, humbën jetën shtetasi Armando Palii cili gjeti vdekjen në vendngjarje, si dhe Liridon Kraja 31 vjeç, që ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Policia arriti të neutraklizoj autorin e kësaj masakre teksa në pranga ka rënë shtetasi Rakip Gila si dhe sekuestroi një armë zjarri automatike.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit