Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol në makinën e Oltjon Klosit, shkak dyshohen lidhjet me borxhin dhe d*ogën

Shpërthimi me tritol në makinën e Oltjon Klosit, shkak dyshohen

Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja mbi vendosjen e tritolit në makinën e Oltjon Klosit, e cila u raportua më parë në Tiranë. Sipas hetimeve, shpërthimi është bërë me porosi të Sabah Nuzit, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Hetimet tregojnë se Nuzi kishte një konflikt të gjatë me Klosin lidhur me një borxh prej 15 mijë eurosh, marrë në Spanjë. Policia njofton se shuma lidhet me të ardhura të dyshuara nga tregtia e drogës. Klosi pretendonte se borxhi ishte shlyer, ndërsa Nuzi insistonte se i dëmtuari i detyrohej akoma shumën.

Pas refuzimit të Klosit për të paguar shumën e kërkuar, Nuzi urdhëroi grupin e të arrestuarve që të vendosnin tritol në automjetin e tij. Hetimet përfundimtare pritet të zbardhin të gjithë rrethanat dhe përgjegjësitë e grupit.

Të fundit