Flash News

E-TJERA

Shpërthimi tragjik në Lushnje, si paraqitet gjendja e deputetit socialist dhe njërit nga të plagosurit

Shpërthimi tragjik në Lushnje, si paraqitet gjendja e deputetit

Gjendja e të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje paraqitet e stabilizuar, një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Siç bëhet me dije, deputeti socialist Bujar Çela i është nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe Sokol Lumi, i plagosuri tjetër nga shpërthimi, ndodhte jashtë rrezikut për jetën. Lumi mbërrit tek Trauma me plagë të rënda në trup.

Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir. Të dy ndodheshin në vinçin i cili po transportonte disa bombola oksigjeni. Vinçi ra në kontakt me tela e shtyllës së tensionit të lartë e për pasojë shpërtheu në flakë.

 

Të fundit