Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me 2 viktima dhe 7 të plagosur, Inspektoriati Shtetëror dhe prokuroria e Fierit në vendngjarje

Shpërthimi me 2 viktima dhe 7 të plagosur, Inspektoriati

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lushnje, ku si pasojë e shpërthimit në një biznes humbën jetën dy persona dhe 7 të tjerë u plagosën, ka mbërritur në vendgjarje inspektorati shtetëror teknik dhe industrial, njësia anti-eksploziv, prokuroria e Fierit, policia e Lushnjës dhe inxhinierë të OSHEE.

Shpërthimi ndodhi në momentin kur vinçi po transportonte bombola oksigjeni. Grupi hetimor është duke kqyrur vendin e ngjarjes, teksa një bombol oksigjeni e paplasur ndodhet ende atje.

Vinçi në të cilin ndodheshin dy viktimat babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, u përplas me shtyllën e tensionit të lartë duke shkaktuar shpërthimin. Shtatë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit iu nënshtrua dy herë ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në bark.

Të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të fundit