Flash News

E-TJERA

Shqipëria, mes vendeve me ekonominë informale më të lartë në Europë

Shqipëria, mes vendeve me ekonominë informale më të

Shqipëria renditet e dyta në Europë për nivelin e lartë të ekonomisë informale, me rreth 27.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) që llogaritet jashtë ekonomisë së rregullt.

Sipas të dhënave, Moldavia ka një nivel më të lartë, me 37.1%, ndërsa vendet si Zvicra, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar shënojnë nivele minimale, me rreth 5%.

Shqipëria, mes vendeve me ekonominë informale më të

Ekonomia informale përfshin aktivitete të papajtueshme me ligjin, si shmangia e taksave, punësimi në të zezë dhe bizneset që operojnë pa regjistrim.

Kjo ka pasoja direkte për financat publike, duke ulur të ardhurat e shtetit dhe duke kufizuar mundësitë për investime në shërbime publike si shëndetësia dhe arsimi.

Shqipëria, mes vendeve me ekonominë informale më të

Sipas një raporti të UNDP të vitit 2024, shkalla e ekonomisë informale në Shqipëri llogaritej sa 27% e totalit dhe 1/3 e punonjësve punonin "në të zezë".

“Ekonomia e errët në Shqipëri është e madhe dhe aktiviteti ekonomik informal llogaritet të përbëjë rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një të tretën e punonjësve që punojnë “në të zezë”. Në përgjithësi, merr jetë nga një mjedis institucional dhe rregullator i dobët. Informaliteti i përhapur dëmton konkurrencën, pengon alokimin efikas të burimeve shtetërore dhe private, dhe redukton të ardhurat tatimore dhe financimin mbrojtjes sociale”, citohej në raportin e UNDP.

Të fundit