Flash News

E-TJERA

Shqipërisë i vjen paralajmërimi nga SHBA: Rrisni mbrojtjen, goditni krimin dhe garantoni biznesin

Shqipërisë i vjen paralajmërimi nga SHBA: Rrisni mbrojtjen,

Ambasada e ShBA në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj qeverisë shqiptare përmes një takimi mes të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn, dhe ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se si një aleat i NATO-s, Shqipëria duhet të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, të forcojë bashkëpunimin për goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe të garantojë kushte të ndershme për zhvillimin e biznesit.

Postimi i plotë:

Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

Committed NATO Allies ensure they’re prepared to meet emerging challenges of our time – including robust defense spending for long-term security, close coordination to bring doën transnational criminal organizations, and fair economic conditions for businesses to prosper. Chargé d’Affaires Nancy VanHorn spoke ëith Minister for European and Foreign Affairs Elisa Spiropali, in her neë role, folloëing the 80th UN General Assembly High Level Week.

Të fundit