Flash News

E-TJERA

“Është shenjë sëmundjeje mendore”, Ngjela përplaset me Qorin në Politiko: Ti je injorant!

“Është shenjë sëmundjeje mendore”, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është përplasur në emisionin Politiko në Top Neës Arlind Qorin të “Organizatës Politike”.

Ky është i sëmurë. Shiko si zverdhet. Është shenjë sëmundjeje mendore. Është i rrezikshëm ky”, iu drejtua ai moderatorit Alfred Lela gjatë diskutimeve., ndërsa debati nisi mbi marksizmin dhe oligarkët, ndonëse tema e emisionit kishte të bënte me krizën në Partinë Demokratike.

“Ti je injorant prandaj s’e di që marksizmi nuk flet për oligarkët. Marksizmi flet për borgjezët dhe borgjezi. Për oligarkët flet liberalizimi. Po ti mirë që nuk paske lexuar Marksin, po s’paske lexuar as për liberalizimin”, iu kthye Arlind Qori.

“Kemi ardhur të diskutojmë politikisht këtu. Ti nuk je Aristoteli, komentator politik je”, vijoi ai.

“Politika nga avokatia vjen. Në perëndim të gjithë deputetët vijnë nga avokatia”, u shpreh Ngjela, që tha se në studio ishte ftuar si avokat.

 

Të fundit