Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat e qytetarëve/ Asnjë reagim nga qeveria, Meta dhe PD thirrje drejtësisë: Akt kriminal që rrezikon paqen e cënon sigurinë

Skandali me pagat e qytetarëve/ Asnjë reagim nga qeveria, Meta dhe PD

Shpërndarja e të dhënave personale, punës dhe pagës të mbi 637 mijë qytetarëve në rrjet ka shkaktuar shumë reagime. Prokuroria ka nisur hetimet pas ankesave të qyetarëve, ndërsa reagime kanë ardhur nga Presidenti i Republikës dhe opozita.

Opozita hodhi akuza se qeveria po i përdor të dhënat personale të qytetarëve për qëllime elektorale, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe reagimin e drejtësisë. Në të njëjtën linjë dhe presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër, duke theksuar se është një rast i përsëritur.

Ai ka nënvizuar se të dhënat personale të çdo qytetarëi mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e tyre dhe të shtetit. Kreu i Shtetit e ka cilësuar këtë rast një akt kriminal, që rrezikon paqen sociale, duke cënuar sigurinë private.

Në këto kushte ai i bëri thirrje agjencive ligjzbatuese që të nisin verifikimet dhe hetimet, duke vënë përpara përgjegjësisë autorët. E ndërsa ky skandal ka marrë gjithë vëmendjen e opinionit publik, ende nuk ka një reagim nga qeveria. Kabineti "Rama 3" është mbyllur në "Vila 30" prej katër orësh për një analizë të 100-ditëshit të parë të punës pas marrjes së mandatit të tretë.

Të fundit