Flash News

E-TJERA

Socialistët nuk i "binden" BE-së dhe OSBE-së, zgjidhet me 83 vota drejtuesja e AMA-s

Socialistët nuk i "binden" BE-së dhe OSBE-së, zgjidhet

Kuvendi ka zgjedhur me 83 vota pro Armela Krasniqi për kryetaren e re të Autoritetit të Mediave Audiovize. Në garë ishte dhe Alketa Dibra i cili mori vetëm 9 vota pro.

Mazhoranca nuk i ka dëgjuar sot thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë; BE, OSBE dhe ambasada britanike, të cilët i kërkuan që kryetari dhe bordi i AMA-s të zgjidhen në shtator nga Kuvendi i ri, ku të jetë pjesë dhe opozita reale.

Armela Kransiqi më parë ka qenë zëdhënëse e Ramës dhe së fundmi ishte në krye të ATSH.

Kujtojmë se ka patur dhe shumë akuza nga opozita se me zgjedhjen e Armela Krasniqi, kryeministri Edi Rama po kap dhe  Autoritetin e Mediave Audiovize

 

 

Të fundit