Flash News

E-TJERA

SPAK dërgon në gjyq edhe mikun e Erion Veliajt

SPAK dërgon në gjyq edhe mikun e Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personat e tjerë të përfshirë në dosje.

Po sot, Prokuroria e Posaçme sot ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim edhe mikun e kryebashkiakut Veliaj, Elman Abulen.

Mbi Abulen rëndon akuza e “pastrimit të produkteve të veprave penale” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

"Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

 Elman Abule është biznesmeni me shtetësi belge, të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro.

 

Të fundit