Flash News

E-TJERA

Tatimet ‘zbarkojnë’ në bizneset e familjes, flet Agron Duka: Ë qëllimshme! Veliaj na ka fyer

Tatimet ‘zbarkojnë’ në bizneset e familjes, flet Agron

Pasi prokuroria e Tiranës nisi hetimet për kreun e FSHF-së Armand Duka me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, zyrtarët nga tatimet kanë mbërritur në  bizneset e familjes Duka për inspektim.

Kontrolli i Tatimeve vjen një ditë pasi Bashkia e Tiranës njoftoi se do të kërkojë hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për Armand Dukën, duke vendosur nën sitë edhe pasuritë e familjes dhe bizneset që ka në posedim kreu i FSHF-së.

Në një dalje për mediet, vëllai i kreut të FSHF, deputeti Agron Duka, deklaroi se deklaratat e Veliajt janë një fyerje për familjen e tij e sidomos për Armand Dukën. Deputeti shtoi se e gjithë situata është e qëllimshme.

“Këtu sot janë ardhur nja 15 veta nga hetimi Tatimor. Duket se është e qëllimshme sepse pas deklaratave të Erion Veliajt, u sulën ndaj FSHF. Deklarata e Veliajt është shumë fyese për ne si familje, për vetë Armandon. Duket një  instrument shumë i dobët shumë i ndryrë. Nuk është kjo mënyra për me marrë institucionet e federatës. Janë zgjedhjet. Duke parë që me zgjedhje nuk e mundin dot kanë filluar punë me kërcënime, që nuk e di se sa do vazhdojnë. Ne s’kemi siguri për jetën. Nuk kam gjë me njerëzit që kanë ardhur nga tatimet”, deklaroi Duka.

Të fundit