Flash News

E-TJERA

“Ç'të mbeti nga burgu e vazhdoj unë”, Robert Ndrenika sqaron deklaratën për Veliajn: Ishte thënie e vjetër

“Ç'të mbeti nga burgu e vazhdoj unë”, Robert

“Ç'të mbeti nga burgu do ta vazhdoj unë”. Kjo deklaratë e bërë nga aktori i madh Robert Ndrenika drejtuar Erion Veliajt në sallën e gjyqit, shkaktoi një valë reagimesh në rrejt dhe jo vetëm.

Për herë të parë, Ndrenika ka sqaruar deklaratën, ku teksa foli në Syri Tv, tha se ishte një “thënie e vjetër shkrimtarësh turq” dhe jo një mbështetje për akuzat e korrupsionit. Për këto të fundit, aktori deklaroi se nuk kishte dijeni.

Aktori foli për një histori nga koha e Turqisë, ku nipi i një të burgosuri, Bedeli, ofrohet të vuajë dënimin e tij. “Në këtë kuptim ia kam thënë,” tha aktori.

Sa i përket akuzave në korrupsion që vendosën pas hekurave Veliajn, Ndrenika tha: “Jo, nuk i kam marrë vesh. Di vetëm që ka punuar mirë. Po ka vjedhur, le të marrë dënimin e merituar.”

Të fundit