Flash News

E-TJERA

Të shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen si ministra të rinj para Presidentit

Të shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, Bledi
Foto Ilustruese/ Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar si ministra të rinj, sipas protokollit, në Presidencë.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Presidencës, ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë, janë shoqëruar nga sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi.

Kujtojmë se, ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen.

Kryeministri Rama propozoi emrat e rinj që do të bëheshin pjesë në kabinetin qeveritar këtë të mërkurë, ndërkohë ditën e djeshme Meta bëri dekretimin e tyre pa vonesë.

Të fundit