Flash News

E-TJERA

Të vrarë me plumba në kokë dhe gjoks, detaje të reja nga ekzekutimi i dy vëllezërve në Maliq; një telefonatë i nxori nga shtëpia

Të vrarë me plumba në kokë dhe gjoks, detaje të reja
Në foto: Dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi. 

Mësohet se, trupat e viktimave janë gjetur në një zonë të mbyllur mes të arave dhe larg banesave. Dy vëllezërit janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, ndërkaq gjatë hetimeve policia ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Por si ndodhi ngjarja?

Ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia në Pogradec dy vëllezërit në datën 7 dhjetor, datë që korrespondon dhe me ditën që kur ata nuk kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.

Për këtë policia ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tyre. Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë më 7 dhjetor pasi kanë dalë nga shtëpia me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes në fshatin Zvirinë të Maliqit, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

Sipas të dhënave paraprake, pista kryesore e hetimit të policisë është ekzekutimi i vëllezërve Olldashi për shkak të hesapeve të së kaluarës.

Andrea dhe Martin Olldashi, janë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ata kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe tentativë për prodhim e shitje narkotikësh. Po ashtu ata kishin precedentë në fushën e gjobëvënieve, kryesisht ndaj bizneseve dhe nëse këta të fundit nuk paguanin kërcënoheshin apo organizonin atentate me eksploziv. Një rast i tillë është faktuar në 2012 ndaj biznesit të 57-vjeçarit, Gjergj Leka në Korçë.

Varrosja e vëllezërve në një vend me terren të tillë, për të mos u gjetur, rrit më shumë dyshimet se ata janë ekzekutuar. Trupat e pajetë të viktimave u gjetën në një kanal në anë të rrugës të mbuluar me dhe nga një banor i zonës.

Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korcës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Të vrarë me plumba në kokë dhe gjoks, detaje të reja
Kanali në anë të rrugës ku u gjetën trupat e dy vëllezërve
Të vrarë me plumba në kokë dhe gjoks, detaje të reja
Kanali në anë të rrugës ku u gjetën trupat e dy vëllezërve Olldashi
Të vrarë me plumba në kokë dhe gjoks, detaje të reja
Dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, që u ekzekutuan në Maliq 

Të fundit