E-TJERA

Tifozi holandez: Tirana nuk do të jetë e sigurt, nëse Feyenoord fiton

Tifozi holandez: Tirana nuk do të jetë e sigurt, nëse Feyenoord

Vetëm disa orë na ndajnë nga finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, teksa një natë më parë tifozeria holandeze dhe ajo italiane marshuan në rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar kaos dhe trazira.

Një pjesë e tifozerisë së Feyenoord, është akomoduar në qytetin e Durrësit. Në një prononcim për Euronews Albania, një nga tifozët e Feyenoord është shprehur se nëse skuadra holandeze fiton, Tirana nuk do të jetë e sigurt.

Tifozi është shprehur se ata do të festojnë deri në orët e para të nmëngjesit në shenjë ‘hakmarrje’ për tifozat e Romës, për t’i treguar se kush janë fituesit.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Të fundit