Flash News

E-TJERA

“T’iu merrni të keqen”, Meta pas deklaratës së Ramës: Patronazhistë, mos e dëgjoni kryefuksin, koha e tij ka mbaruar

“T’iu merrni të keqen”, Meta pas deklaratës së

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me patronazhistët e PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e quan Ramën kryefuks teksa iu bën thirrje patronazhistëve të mos e dëgjojnë atë, pasi sipas kreut të shtetit koha e Ramës ka mbaruar.

Gjithashtu presidenti bën thirrje që qytetarët me vendosmëri t’i drejtohen kutive të votimit më 25 prill, ndërsa shton se referendumi për rivendosjen e demokracisë do triumfojë shumë bindshëm.

Postimi i plotë:

Të dashur "patronazhistë",
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Të fundit