Flash News

E-TJERA

Tragjedia e familjes Hoti në Itali, brenda vitit humbi dy djem

Tragjedia e familjes Hoti në Itali, brenda vitit humbi dy djem

Egli Gjeci, 26 vjeç, Atin Hoti, 22 vjeç, dhe Giulia Di Tillio, rreth të 20-tave, humbën jetën mbrëmjen e së enjtes në Venecia të Italisë.

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet tip BMW, e cila doli nga rruga dhe përfundoi në lumë. Trupat e të rinjve u nxorrën disa orë më vonë.

Altin Hoti humbi jetën në aksident bashkë me të fejuarën italiane, Giulia Di Tillio. Por, tragjedia për familjen Hoti është më e madhe.

Familja me origjinë nga Kosova ka humbur në aksident dy djem.

Në Maj të këtij viti, viktimë e një aksidenti me makinë mbeti vëllai i vogël i Altin Hotit, Admiri, vetëm 19-vjeç. Ai ishte në drejtimin e makinës kur humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër mjet. Makina u nda në dysh dhe 19-vjeçari gjeti vdekjen. Bashkë me të në mjet ndodhej edhe i ati, i cili mbeti i plagosur.

Një postim që viktima e aksidentit të kësaj të premteje, 22-vjeçari Altin Hoti, bënte për vëllain e tij, më 27 Shtator, e bën historinë akoma më rrënqethëse.

“Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, shkruante ai.

Tragjedia e familjes Hoti në Itali, brenda vitit humbi dy djem

Të fundit