Flash News

E-TJERA

Trazirat e UECL në Tiranë, ‘Gazzeta dello Sport’: Efektivi civil nxori armën dhe ua drejtoi huliganëve

Trazirat e UECL në Tiranë, ‘Gazzeta dello Sport’: Efektivi

Dhuna dhe trazirat e krijuara dje në Tiranë nga tifozët e Feyenoord dhe Romës, vetëm një ditë para finales së Conference League, kanë rrëmbyer vëmendjen e medieve të huaja.

Në një artikull të së përditshmes italiane 'Gazzetta dello Sport', vëmendjen e ka tërhequr momenti kur një efektiv policie i veshur civilja nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar tifozëve.

Videoja ka qarkulluar edhe në mediet shqiptare, ku duket qartazi se si efektivi civil në momentin e konfrontimit me tifozët, nxjerr armën dhe ua drejton për t’i trembur.

Incidentet e para u shënuan fillimisht në përleshjet e tifozëve holandezë mes tyre, ku për pasojë mbeti i plagosur edhe një 45-vjeçar shqiptar. Dhuna agravoi ku në rrugën “Mustafa Matohiti” aty ku ishin duke festuar tifozët e Feyenoord, nisi marshimi i huliganëve të cilët filluan t’i drejtohen stadiumit ‘Air Albania’.

Policia ndërhyri për të ndaluar rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë nëpër duar, por situata precipitoi në dhunë e përleshje ku për pasojë mbetën të plagosur edhe dy efektivë. Ndërsa disa tifozë u shoqëruan na komisariat.

Të fundit