
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
Tregtia me vendet e Rajonin, Shqipëria pëson rënie edhe gjatë vitit 2024
Nga Monitor.al
Gjatë vitit të kaluar, volumi tregtar i Shqipërisë me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor shënoi rënie me 11,5% duke reflektuar më së shumti dobësinë e përgjithshme të eksporteve shqiptare prej rënies së vlerës së Euros. Shqipëria humbi terren në tregtinë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Mbeti në suficit me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, teksa me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, importet ishin më të larta se eksportet. Çfarë blejmë dhe shesim me Rajonin dhe si po humbim terrenin prej Euros së dobët dhe mungesës së subvencioneve në bujqësi.
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.
Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.
Në vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.
Afërsia gjeografike dhe stili i ngjashëm i jetesës e favorizon tregtinë, por barrierat dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit po mban të ndrydhur rritjen lineare të tregtisë.
Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë në rajon pësuan rënie dyshifrore me të gjitha vendet, përveç Bosnjës.
Në vitin 2024, bilanci tregtar shënoi deficit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, teksa mbeti pozitiv, ndonëse me ulje me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Në vitin 2023, Shqipëria kishte eksporte më të larta se importet me të gjitha vendet e Rajonit, përveç Serbisë.
Tregtia me Rajonin zuri 9.6%% të totalit të volumit tregtar në vlerë vitin e kaluar nga 10.4% që ishte më 2023.
Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në Rajon është ana tjetër e kombit, Kosova. Tregtia ndërmjet shteteve tona zuri 43% të volumit tregtar me Rajonin, teksa partneri i dytë tregtar është Serbia me 24%, Maqedonia e Veriut me 19%, Mali i Zi me 8.3% dhe Bosnja me 4%.
po të kishin harmonizuar politikat dhe të shfrytëzuar potencialet që ofron kombi, Shqipëria dhe Kosova do të ishin bërë konkurruese si ekonomi në Rajon dhe gjithashtu do të kishin përfituar nga ekonomia komplementare që ofrojnë dy shtetet.
Eksportet e Shqipërisë përveçse në Rajon kanë humbur terren edhe në BE dhe vende të tjera. Gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023. Një seri njësish prodhimi kanë hyrë në një cikël zinxhir falimenti, për shkak të humbjeve të akumuluara nga kursi i këmbimit.
Eksportet e Shqipërisë në Rajon dominohen nga ushqimet dhe kryesisht prodhimet e serrave, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse, teksa edhe importet nga vendet e tjera janë kryesisht ushqime, drithëra, bulmet, mish, lëndë djegëse, prodhimet farmaceutike etj.
Ulen eksportet dhe rriten importet me Kosovën
Kosova, vitin e kaluar, ka zgjeruar avantazhin tregtar në Shqipëri duke rritur eksportet dhe duke ulur importet nga vendi ynë.
Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në vitin 2024, eksportet shqiptare në Kosovë pësuan rënie me 9.8%, ndërsa importet nga Kosova në Shqipëri shënuan rritje me 33.5% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.
Mallrat shqiptare të eksportuara në Kosovë shënuan 36.8 miliardë lekë në vitin 2024, me rënie 9.8%. Ndërsa importet nga Kosova në të njëjtin vit shënuan 15.7 miliardë lekë, me rritje 33.55% në krahasim me vitin 2023.
Gjithsesi Shqipëria është në suficit në tregtinë me Kosovën, por vlera e tij shënoi rënie gjatë vitit të kaluar. Suficiti tregtar me Kosovën shënoi 21.1 miliardë lekë në vitin 2024, nga 29 miliardë lekë që ishte në vitin 2023, me rënie 27%.
Pavarësisht se tregtia e Kosovës me Shqipërinë u përmirësua në favor të Kosovës vitin e kaluar, deficiti tregtar i Kosovës u thellua më tej me 17.5%. Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 11% të importeve.
Rritja e importeve nga Kosova u dominua nga mallrat e kompanisë Devolli në Shqipëri me birrën ‘Peja’, prodhimet ‘Vita’ dhe me tapicerinë e shtëpisë nëpërmjet ‘Comodita Home’.
Nga eksportet tona në Kosovë, tkurrjen më të madhe e pati hekuri me rreth 25%, për shkak të rënies së prodhimit në kompaninë ‘Kurum’ në Shqipëri. Eksporti i zarzavateve shënoi rënie në vlerë me rreth 22%, si rrjedhojë e uljes së çmimeve dhe rënies së Euros, e cila i ka vënë në vështirësi eksportet e Shqipërisë.
Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë vitit 2024, volumi tregtar u 5-fishua në krahasim me vitin 2008, kur u shpall pavarësia. Shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nisi pas përfundimit të luftës në vitin 2000.
Në rreth dy dekada tregti shihet se përfituesja më e madhe është Shqipëria, e cila eksporton më shumë se sa importon mallra në Kosovë. Në vitin 2024, vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në Kosovë ishte dy herë më e lartë se vlera e mallrave që importoi.
Eksportet shqiptare në Kosovë dominohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, lëkurët dhe prodhimet e tyre, si dhe ushqimet, ndërsa importet nga Kosova përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, të cilat zënë gati 50% të importeve, ushqimet dhe produktet kimike dhe plastike.
Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike.
Ekonomitë tona bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhalliu, thotë se ekonomistët dhe ekspertët e dy anëve të kufirit duhet të hidhen në veprim. ‘Duhet të ulen dhe të hartojnë një program të përbashkët, ku në themel të jetë harmonizimi i taksave dhe tatimeve, njësimi i programeve arsimore, politikat e zhvillimit në shërbim të tregut të përbashkët dhe më pas qeveritë në të dy anët ta kenë në krye të axhendës’, – tha ai.
Tkurret tregtia me Serbinë
Pas Kosovës, Serbia është partneri i dytë më i rëndësishëm në tregtinë ndër-rajonale.
Volumi tregtar i Shqipërisë dhe Serbisë vitin e kaluar shënoi 45 miliardë lekë, me rënie 11% në krahasim me vitin 2023. Eksportet pësuan reduktim të fortë, me rënie vjetore 16.4%, ndërsa importet me 9.8%.
Mallrat e importuara nga Serbia arritën 36.8 miliardë lekë vitin e kaluar, nga rreth 41 miliardë lekë në vitin 2023, ndërsa eksportet shqiptare në Serbi ishin 8.2 miliardë lekë më 2024, nga 9.9 miliardë lekë më 2023.
Deficiti tregtar në vlerë shënoi 28.6 miliardë lekë, nga 31 miliardë lekë që ishte më 2023, me përmirësim me 7.7%.
Importet nga Serbia në vendin tonë dominohen nga drithërat, të cilat zunë 8% të vlerës së mallrave serbe më 2024. Pijet alkoolike, makineritë dhe pajiset, mbetjet nga industria ushqimore janë grupet më të importuara nga Serbia.
Alumini, zarzavatet e përpunuara dhe produktet farmaceutike kryesojnë listën e mallrave që blihen në Serbi për konsum në vendin tonë.
Në anën tjetër, eksportet shqiptare drejt Serbisë përfaqësohen nga perimet të cilat zënë 28% të totalit të mallrave shqiptare që shiten atje, të ndjekura nga çeliku dhe kripërat, të cilat zunë përkatësisht 13% dhe 12% të totalit të eksporteve në vlerë drejt tregjeve serbe.
Ndër mallrat më të eksportuara janë këpucët, frutat, mobiliet.
Interesant mbetet fakti se teksa Shqipëria eksporton më së shumti perime dhe zarzavate në Serbi, i importon sërish nga ky vend këto produkte pasi të jenë përpunuar. Në vitin 2024, importet e zarzavateve të përpunuara arritën mbi 1 miliard lekë, ose mbi 10 milionë euro, me rritje vjetore mbi 6.7%.
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia ka skemën më të konsoliduar për subvencionin në bujqësi, e cila aplikohet në të gjithë zinxhirin e vlerës që nga prodhimi deri tek agropërpunimi.
Diferencat në politikat fiskale dhe të mbështetjes në bujqësi bëjnë që perimet e freskëta shqiptare të eksportohen në Serbi dhe më pas të blihen që andej me çmime shumë të larta.
Zhvillimi i turizmit dhe rritja vit pas vit e vizitorëve të huaj po e shton ndjeshëm kërkesën për prodhim, por ndërkohë bujqësia shqiptare nuk po mundet të ndjekë turizmin. Mungesa e subvencioneve në bujqësi, e krahut të punës dhe mekanikës bujqësore po i bën prodhimet tona të konkurrueshme nga importet.
Ky nivel në të cilin ndodhet bujqësia po ndikon që një pjesë e madhe e të ardhurave që vijnë në ekonominë tonë nga turizmi të dalin sërish jashtë për importin e mallrave që konsumojnë turistët.
Më 2024, Serbia zuri vendin e parë për sasinë e importeve të ushqimeve në vendin tonë. Vendi ynë importoi nga Serbia rreth 20% të totalit të ushqimeve për vitin që shkoi.
Tregtia me Maqedoninë e Veriut u rikthye në deficit
Shqipëria humbi ‘betejën’ tregtare me Maqedoninë e Veriut, duke kaluar në vitin 2024 në deficit nga suficiti që ishte i pranishëm në dy vitet paraardhëse 2022-2023. Vitin e kaluar, volumi tregtar ndërmjet vendeve tona ra me 20%, por importet nga Maqedonia e Veriut ishin më të larta se eksportet tona atje.
Në vitin 2023, Shqipëria eksportoi 18 milionë euro më shumë mallra se sa importoi nga Maqedonia e Veriut. Në 2024, importet nga ky vend ishin rreth 2 milionë euro më të larta se eksportet tona.
Maqedonia e Veriut është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë në tregtinë ndër-rajonale. Struktura e importeve nga ky vend është ngjashme me atë të eksporteve.
Mallrat kryesore që importohen nga Maqedonia e Veriut janë lëndët djegëse, artikujt prej guri dhe allçie, çeliku dhe produktet nga grupi i ushqimeve, ndërsa eksportet tona përfaqësohen nga çeliku, lëndët djegëse, zarzavatet, kripërat etj.
Siç shihet, eksportet shqiptare në Rajon përfaqësohen nga burimet natyrore të vendit, ku më përfaqësuese është kripa e detit dhe zarzavatet dhe perimet e freskëta, të cilat janë konkurruese për shkak të avantazhit klimatik që nxjerr prodhimin në treg para fqinjëve.
Bie tregtia me Malin e Zi, por në suficit
Shkëmbimet tregtare me Malin e Zi shënuan rënie në vlerë me 15% gjatë 2024, por Shqipëria ruajti pozicionin e saj suficitar.
Importet nga Mali i Zi vitin e kaluar kapën një vlerë prej 2,5 miliardë lekësh, me rritje 9.3%, ndërsa eksportet tona atje arritën në 7,6 miliardë lekë, duke u ulur me 20% në krahasim me vitin 2023. Bilanci tregtar mbeti pozitiv me 5.1 miliardë lekë, por me rënie 30% nga vlera 4.7 miliardë lekë e vitit 2023.
Lëndët djegëse dominuan tregtinë ndërmjet dy vendeve. Shqipëria eksporton më së shumti lëndë djegëse, të cilat zënë 386% të eksporteve tona atje dhe materiale ndërtimi, që përfaqësojnë 27% të eksporteve dhe ushqim, pije, duhan, me 20%.
Importet nga Mali i Zi përfaqësohen nga lëndët djegëse, prodhimet e drurit dhe materialet e ndërtimit.
Rritet tregtia me Bosnjën, suficiti në favorin tonë
Për shkak të largësisë gjeografike, Bosnja renditet e fundit në raport me volumet tregtare rajonale me vetëm 5%. Teksa tregtia me vendet e tjera tregtia u ul më 2024, me Bosnjën, shkëmbimet u rritën, teksa eksportet shqiptare në Bosnjë janë më të larta se importet.
Eksportet arritën 3.1 miliardë lekë më 2024, me rritje vjetore 3%, ndërsa importet 2.5 miliardë lekë, ose 2% më shumë. Suficiti tregtar arriti me 584 milionë lekë, nga 542 milionë lekë që ishte më 2023.
Eksportet shqiptare në Bosnjë përfaqësohen nga ushqimet, mineralet, tekstilet dhe këpucët. Ndërsa importet nga prodhimet e drurit, produktet kimike dhe ushqimet.
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
