Flash News

E-TJERA

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, sekuestrohen kamerat e sigurisë, disa të shoqëruar

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, sekuestrohen kamerat e
Pamje nga porta e dëmtuar ku ishte vendosur tritoli

Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën përreth banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka, banesës së të cilit iu vendos një sasi tritoli.

Mësohet se gjatë natës polica ka shoqëruar në komisariat edhe disa persona, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Vetë Duka në një prononcim për mediet, pas shpërthimit, tha se kishte qenë një person me kapuç të zi që kishte vendosur sasinë e tritolit para portës së shtëpisë.

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, sekuestrohen kamerat e

Aktualisht, shtëpia e kreut të FSHF, është rrethuar me shirit, ndërsa pritet që të analizohen pamjet filmike të natës së djeshme për të identifikuar autorin apo autorët.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi fill pasi FSHF publikoi një audio-përgjim që denonconte kryebashkiakun Erion Veliaj, për presion dhe ndërhyrje në zgjedhjet për kreun e federatës.  

Të fundit