Flash News

E-TJERA

U aksidentua nga një bashkatdhetar, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

U aksidentua nga një bashkatdhetar, humb jetën tragjikisht i riu

Aldo Gjoka, 29 vjeç nga Shqipëria humbi jetën në një aksident me motor në Itali. I ndjeri kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur është përplasur me një makinë, e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditje së fortë, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa motori i të ndjerit Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një shtëpie, duke e lënë të riun të vdekur në vend.  

Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

 

Të fundit