Flash News

E-TJERA

U dhunua nga ish i dashuri, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren dhe familjen e saj

U dhunua nga ish i dashuri, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren dhe

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje 28-vjeçaren e dhunuar nga ish i dashuri i saj, Gleard Gusholli.

Policia njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar jetën e vajzës, jo vetëm gjatë qëndrimit në spital, por edhe jashtë ambienteve të saj. Po ashtu, janë marrë në mbrojtje edhe familjarët e 28-vjeçares.

Policia bën me dije se në pranga bashkë me 31-vjeçarin, janë vënë edhe 4 të tjerë.

“Në lidhje me ngjarjen e dhënë për shtyp ditën e djeshme, mbi rastin e dhunimit të një shtetaseje, ju sqarojmë se:

28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj”, njofton policia.

 

Të fundit