Flash News

E-TJERA

"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero që shpëtoi jetën e kalimtarëve në sheshin 'Skënderbej'

"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Sheshin Skënderbej. Një makinë e përplasur në pjesën e parme të saj, në mesditë  u fut në zemër të Tiranës me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Autori i mjetit tentoi të largohej mes njerëzve duke rrezikuar jetën e dhjetra kalimtarëve, por fatmirësisht Klodiani, djali që po kalonte rastësisht u fut nga dritarja e makinës me shpejtësi dhe ndaloi autorin.

"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero

Më pas shoferi u rrethua nga qytetarët. Klodian Elqeni u shpreh para medias se po kalonte rastësisht dhe neutralizoi autorin pasi sipas tij, ishte akt terrorist.

"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero

"E pashë që vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe e neutralizova. Nuk e njihja personin. Ishte akt terrorist. Për të shpëtuar kalimtarët dhe veten ndërhyva", u shpreh Klodiani.

"U futa nga xhami me këmbë. Ishte diku te mosha 30 vjeç", tha djali. Mësohet se Klodian Elqeni, pas disa vitesh emigrimi në Suedi, së fundmi ishte kthyer në Shqipëri.

Autori është shoqëruar në polici. Brenda makinës  është gjetur lëndë narkotike. Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e drogës.

"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero"U fut nga xhami dhe goditi shoferin", kush është djali hero

 

 

 

Të fundit