Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në humnerë, del foto e nipit të Nehat Kullës

U gjet i pajetë në humnerë, del foto e nipit të Nehat

Ky është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili dyshohet se dha fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ura në fshatin Fshat në Klos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:40, kur Kulla dyshohet se është hedhur nga ura. Trupi i tij i pajetë u gjet në humnerë pas disa orësh kërkime për shkak të terrenit të vështirë.

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën “gjenerali” dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës. Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

 

Të fundit