Flash News

E-TJERA

U helmuan nga monoksidi i karbonit, del foto e familjes shqiptare që u shua tragjikisht në Itali

U helmuan nga monoksidi i karbonit, del foto e familjes shqiptare që u shua
Në foto: Familja shqiptare që humbi jetën në Itali

Kjo është familja shqiptare që u shua tragjikisht në Itali. Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 43 vjeçe, Hajdar 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe, humbën jetën pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit.

Familja u gjet e vdekur nga karabinierët pasi u njoftuan nga vëllai i kryefamiljarit, i cili në gjendje të dehur, kishte shkuar në banesë për t’i kontrolluar, sepse nuk kishte arritur t’i kontaktonte.

Dyshohet se rrjedhja e gazit ka ardhur nga kaldajat çka ka shkaktuar helmimin e anëtarëve të familjes Kola.

Vëllai i kryefamiljarit të ndjerë është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të fundit