Flash News

E-TJERA

U la në paraburgim, avokati: Kontrollori Fezga nuk është në gjendje të mirë shëndetësore

U la në paraburgim, avokati: Kontrollori Fezga nuk është në

Prokuroria ka lënë në paraburgim tre kontrollorët, të cilat u shoqëruan mbrëmjen e djeshme. Ndërsa 25 koleget e tyre u lanë të lirë.

Sipas avokatit të çështjes Rezart Kthupi, kontrollori Armand Fezga nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pasi sapo kishte kalur kovidin.

“Armando Fezga nuk është në kushtet më të mira për të kalur një periudhë 48 orarshe në paraburgim”, u shpreh avokati para medias.

Masa e arrestit me burg i është dhe Flora Ndrecës, Armand Fezgs (kryetar i sindikatës) dhe Muhnir Mezini.

Kujtojmë që për shkak të  bojkotit të kontrollorëve në aeroportin e Rinasit prej dy ditësh nuk është kryer asnjë fluturim.

Të fundit